Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kontrolli i Lartë i Shtetit depoziton indicie për ndjekje penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për Shoqërinë ?Hekurudha Shqiptare? SHA Durrës pas shkeljeve të konstatura gjatë auditimit të kryer nga 1 nëntori i vitit 2014 deri në 31 dhjetor të 2017.
KLSH thotë se nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH me shkresën nr. 1313/10 datë 18.06.2018 i ka përcjellë HSH gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet përfundimtare të Vendimin nr. 50, datë 17.06.2018 të Kryetarit, si dhe ka dërguar indicie për kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprimet dhe mosveprimet e punonjësve dhe ish-punonjësve të Shoqërisë ?Hekurudha Shqiptare? SHA.
Një nga shkeljet e konstatuara gjatë veprimtarisë 3 vjeçare të hekurudhës është ndryshimi i destinacionit të fondit 1.2 miliard lekë i akorduar si subvencion për transportin e udhëtarëve.
KLSH i ka kërkuar administratorit të shoqërisë të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore për 6 punonjës: E.D, në cilësinë e Drejtorit të NjBMIH, M.K, M.B, Xh.B, në cilësinë e anëtarëve të komisionit të përllogaritjes së fondit limit, P.N, N.P, në cilësinë e anëtarëve të KVO.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klsh-con-hetim-hekurudhen-shqiptare-shkelje-12-mld-leke-me-subvencionet