Ora News - Bien investimet/Në prill-qershor, vlera e investimeve arriti në 223 mln euro

2018-09-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vlera e investime në tremujorin e dytë të këtij viti ka pësuar ulje me rreth 70 mln euro.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për periudhën prill-qershor, investimet direkte kanë qenë 223 mln euro nga 291 mln euro që ishin në tre muajt e parë. Kjo shpjegohet me faktin e përfundimit të investimeve në vend, kryesisht TAP dhe HEC-et Devoll. Peshën kryesore të investimeve në vend e zë sektori i energjitikës.

Investimet e huaja direkte në vend kanë pësuar një ulje të ndjeshme përgjatë periudhës prill-qershor.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e dytë të këtij viti investimet direkte ishin 223 mln euro, ndërsa në tremujorin e parë kanë qenë mbi 291 mln euro.

Investimet direkte kanë pësuar një ulje të lehtë me rreth 3 mln euro edhe nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo situatë lidhet direkt me ecurinë e punimeve në një prej projekteve më madhore të ekonomisë shqiptare siç është TAP, i cili po shkon drejt përfundimit por edhe të ndërtimit të HEC-eve mbi lumin Devoll.

Projekti i Gazsjelllësit tashmë ka përfunduar rreth 80 % të totalit të punimeve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bien-investimetne-prill-qershor-vlera-e-investimeve-arriti-ne-223-mln-euro

Free Traffic Exchange