Segmenti që lidh Vorën me ish-fabrikën e tullave në afërsi të aksit Tiranë ? Durrës është rehabilituar tërësisht.
1.2 kilometrat e këtij aksi shërbejnë më shumë për bizneset, të cilët çdo ditë detyroheshin që të kalonin mbi një rrugë tërësisht të amortizuar, për të shkuar në pikën doganore të Tiranës.
?Duam të bëjmë me dije që projekti prej 1.2 km për rehabilitimin e plotë dhe të thellë të këtij segmenti shumë të rëndësishëm që lidh gjithë transportin e mjeteve të rënda me Doganën e Tiranës ka përfunduar 10 ditë para afatit. Kemi të bëjmë me një rehabilitim të thellë në të gjithë paketën e shtresave asfaltike", tha Afrim Qendro, Drejtor i Pergjithshem i ARRSH-së.
Ditën e enjte do të nisë rehabilitimi i rrugës Vorë-Fushë Krujë. Rikosntruksioni i të dy akseve është bërë me fondet e mirëmbajtjes që ka dhënë Banka Botërore.
Tv Klan