Largohet nga puna mesuesja qe dhunoi nxenesit e klases se pare

2018-09-10 13

Largohet nga puna mësuesja, e cila dhunoi verbalisht e fizikisht nxënësit e klasës së parë në shkollën ?Shën Vasili? në Sarandë. Rasti u denoncua nga emisioni investigativ ?Stop? në Televizionin Klan. Në pamjet e transmetuara pak ditë më parë,  mësuesja Miranda Bodini shfaqet duke dhunuar në mënyrë barbare nxënësit e vegjël.

Paralajmërim për pushim nga puna iu komunikua edhe mësueses Anila Stamati, e cila siç shihet edhe në video nuk reagon për asnjë moment.

Nuk është hera e parë që denoncohet dhuna e mësuesve në shkolla. Raste të ngjahsme janë evidentuar edhe në shkollat e Burrelit, Lezhës apo Gjiroakstrës. Përveç fjalorit jo të denjë për nxënësit, mësuesit ushtrojnë edhe dhunë verbale dhe fizike.

Tv Klan

Free Traffic Exchange