Kotzias: Shumë shpejt mbyllen negociatat për 10 çështje me Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias ka deklaruar  se shumë shpejt do te perfundojnë negociatat me Shqipërinë. Deklaratat ai i bëri gjatë fjalës së institutin norvegjez e marrëdhënieve ndërkombëtare në Oslo.

 
NIKOS KOTZIAS

MINISTER I JASHTEM I GREQISE
Përmes një politike të jashtme proaktive, ne jemi pranë zgjidhjes së problemeve të vjetra me Shqipërinë. Shumë shpejt, besoj, ne do t'i përfundojmë negociatat për një paketë me dhjetë çështje. Kjo paketë përfshin përcaktimin e kufijve dhe zonave detare, etj. 

Sipas Kryediplomatit grek problemet e të kaluarës janë tejkaluar në mënyrë efektive.

Shqipëria ishte nën regjimin izolacionist të Enver Hoxhës, kështu që nuk kishte shanse për të negociuar me të.Në një masë të konsiderueshme deri në kohën e qeverisë sonë, Ballkani, Evropa Juglindore ishte një burg i paragjykimeve dhe stereotipeve dhe jo një vend bashkëpunimi paqësor. Bazuar në këtë parim, ne vendosëm bashkëpunimin tonë dhe të gjitha platformat e ndryshme që tani ekzistojnë me Tiranën dhe Shkupin. Unë besoj se, në këtë mënyrë, arritëm të vepronim në mënyrë efektive me problemet e së kaluarës.

Një ditë më parë kryeministri grek aleksis cipras deklaroi se ministritë e jashtme po punojnë bashkarisht për negociatat, por sipas tij çështja came nuk është në tryezën e bisedimeve.