http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre persona mbetën të plagosur nga një aksident automobilistik I ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Bilishtit.
Të aksidentuarit, të moshës së re dhe me banim në fshatin Cangonj të Devollit, udhëtonin së bashku me të njëjtin mjet. Policia duke ju referuar hetimeve të para, tha se aksidenti ndodhi për shkak të humbjes së kontrollit nga drejtuesi I mjetit tip ' Benc' me targë AA 107 TL. Hetimet e mëtejshme japin më shumë detaje të këtij aksidenti dhe dinamikën e tij.
Sipas policisë, kanë qënë tre mjete afër e afër që udhëtonin me shpejtësi relativisht të lartë nga qyteti I Bilishtit në drejtim nga Korça.
Nuk përjashtohet mundësia që drejtuesit e tre mjeteve të kryenin një lloj gare midis tyre. Ky dyshim është ngritur pasi mjeti tip ' Benz' është goditur nga prapa prej një veture tjetër. Kjo I ka sjellë përplsasjen pas kolonës së një ndërtese dhe plagosjen e tre të rinjve, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Vetura e dytë që shkaktoi këtë përplasje rezulton se ka vazhduar udhëtimin me devijim brenda qytetit të Bilishtit. Vetura e tretë ka vazhduar rrugën në të njëjtin drejtim nga qarkullonte; atë Bilisht-Korçë pa u ndalur. Policia po heton ngjarjen mbi këtë dinamikë të aksidentit, duke u vënë në kërkim të mjetit që goditi nga pas me shpejtësi veturën tip ' Benc' nga e cila dolën tre persona të plagosur.Policia mesohet te kete sekuestruar kamerat e sigurise se lokalit ku ndodhi perplasje edhe per te pare dinamiken e aksidentit ndersa eshte vene ne kerkim te drejtuesit te mjetit qe solli goditjen e benzit.