Report TV - Tritol banesës së drejtorit të OSHEE-së për Fushë-Krujën, babai: Paçin dorën e mbarë

2018-09-10 4

KRUJË- Një sasi e konsiderueshme tritoli i është vendosur banesës së drejtorit të OSHEE-së për Fushë-Krujën, Besnik Mashës.

Lënda plasëse ka shpërthyer rreth ores 02 e 45 të mëngjesit të sotëm, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar në njerëz por vetëm dëme të mëdha materiale. Nga shpërthimi është dëmtuar automjeti që ndodhej i parkuar në oborr si dhe vetë banesa.

Familja Masha njihet si një familje e qetë dhe pa konflikte me njeri. Dyshohet se tritoli i vendosur ka lidhje me detyrën që Besnik Masha ushtron.

Njoftimi i policisë:

Krujë

Informacion paraprak

Më 10.09.2018, rreth orës 03:00, brenda murit rrethues të banesës së shtetasit B.M. 29 vjeç,( Përgjegjës i OSHEE-së Fushë-Krujë ) banues në lagjen "Pengile" Krujë, është hedhur një sasi lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e shkaqeve të ngjarjes.