DEVOLL-Tre persona janë plagosur nga një aksident mbrëmjen e djeshme, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Drejtuesi i makinës tip Benz me targa AA 107TL Angels Ago ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe si pasojë është përplasur me një mur dhe më pas është përmbysur. REPORT TV ka siguruar pamjet e momentit të përplasjes me shpejtësi të makinës me një banesë në Devoll në orën 21:51 minuta, ndërsa më pas përmbyset.
Si pasojë, shoferi dhe dy pasagjerët që ndodheshin në makinë janë plagosur. Ata fillimisht janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm njëri prej pasagjerëve është dërguar në Tiranë, pasi ka disa plagë në kokë.
Tre të plagosurit janë; E.D. 22 vjeç ( u dergua ne Tirane) dhe K.M. 22 vjeç jane në gjendje të rëndë, ndersa Angels Ago 22 vjeç, shoferi i makines eshte jashtë rrezikut, të tre banues në fshatin Cangonj-Devoll.
Sipas të dhënave të para nga policia e Korçës, drejtuesi i mjetit ka qenë i dehur, pasi të rinjtë po ktheheshin nga një festë. 22-vjeçari që po drejtonte makinën Angels Ago është arrestuar, i janë marrë kampione gjaku për të vërtetuar dyshimet se ka konsumuar alkool.
Në muajt e fundit në Shqipëri janë regjistruar mjaft aksidente, ndërsa shumë persona kanë humbur jetën dhe të tjerë kanë mbetur të lënduar.