Ora News - Mësuesit ndihmës, 700 arsimtarë për 3700 nxënës me aftësi ndryshe

2018-09-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deri në fund të këtij viti numri i mësuesve ndihmës që do të angazhohen për nxënësit me aftësi të veçanta do të shkojë në 700 nga 310 që ishte një vit më parë.

Por nevojat mbeten sërish të medha, pasi vetëm në sistemin arsimor bazë janë rreth 3700 nxënës të kësaj kategorie.

Zëvendësministrja e Arsimit, Besa Shahini, shpjegon skemën e shpërndarjes se mësuesve, të cilët në disa shkolla do të duhen të mbulojnë disa klasa.

Besa Shahini: Nuk e mbulon një mësues një nxënës, do të ketë raste ku në disa shkolla një mësues punon me shumë nxënës deri në 5. Nuk do të punojnë full-time vetëm me një nxënës por do të lëvizë nga klasa në klasë dhe të ndihmojë sipas nevojave.

Nuk do të ketë klasa të veçanta për nxënësit me aftësi ndryshe dhe as kurrikul më të thjeshtuar. Zëvendësministrja thotë se përpos qyteteve të mëdha, nevojat janë të larta edhe në zonat rurale.

Besa Shahini: Në zona rurale ka shumë nevojë për mësues ndihmës, pasi prindërit jo gjithmonë kanë mundësi të ndihmojnë fëmijët e tyre. Nganjëherë kemi dhe më shumë nevoja për dikë që të ndihmojë fëmijët dhe pjesën e lëvizjes nga shtëpia tek shkolla.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mesuesit-ndihmes-700-arsimtare-3700-nxenes-me-aftesi-ndryshe