Ora News - Ta besojmë vetingun në politikë? Lela: Të mos e paragjykojmë; Andoni: Utopike!

2018-09-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vettingu në politikë u propozua nga lideri demokrat Basha dhe u pranua menjëherë nga kryeministri Rama. Duke komentuar këtë nismë të re në politikën shqiptare, Drejtori i Politiko.al, Alfred Lela, tha se kjo është një nismë e mirë që shërben në pastrimin e politikës dhe nuk duhet paragjykuar, ndërsa gazetari Ben Andoni u shpreh se vetingu në politikë është utopik dhe fakti që është pranuar nga të dyja palët tregon se nuk do jetë produktiv.

Opozita depozitoi në Kuvend nismën e saj për vetingun në politikë, një nismë që u pranua edhe nga kryeministri Edi Rama.

Ky projektligj për drejtorin e Politiko.al, Alfred Lela, është i duhuri dhe një mjet për ta pastruar politikën nga individët me lidhje me krimin.

Lela tha se kjo nismë nuk zëvendëson organet e reja të drejtësisë dhe nuk sheh një ndërhyrje mes vetingut në politikë dhe atij në drejtësi, ndërkohë që tha se nisma nuk duhet paragjykuar përpara kohe.

Alfred Lela: Nuk mund të vazhdohet me një klasë politike të tillë e cila i bën vend në parlament, bashki, këshilla bashkiakë, nëpër drejtori të lartë elementit të inkriminuar.Opozitën nuk e kam dëgjuar të kërkojë anulimin e procesit të gjyqtarëve për të shkuar tek procesi i spastrimit të politikës nga të inkriminuarit. Nuk e kundërshtojnë njëra-tjetrën. Duhet të kemi kujdes që të mos tregohemi skeptikë pa folur për mekanizmin, institucionin, mjetet që do ta bëjnë këtë kalimin në sitë apo të shikuarit me lupë të klasës politike. Kërkohet një mekanizëm, infrastrukturë njerëzish me integritet, të pa përfshirë në aktivitete apo anime partiake, së dyti kërkohet një ekspertizë dhe një ndihmë ndërkombëtare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ta-besojme-vetingun-ne-politike-lela-te-mos-e-paragjykojme-andoni-utopike