Report Tv-Kukes: Viti i ri shkollor, Shkolla me e madhe e qytetit ne gjendje jo te mire fizike.

2018-09-09 10

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor, Bashkia e Kukësit po punon për të bërë gati infrastrukturën me të gjithë elementët e mundshëm për një proçes normal mësimor. Por, Shkolla 9- vjeçare ?Avni Rustemi ? në qytetin e Kukësit pritet të filloj vitin e ri shkollor me probleme të theksuara në infrastrukturë. Sipas drejtoreshës së këtij institucioni arsimor, Neraida Selmanaj ,shkolla ka nevojë për rikonstruksion të plotë.

Sinkron: Neraida Selmani,Drejtoreshë e shkollës 9 vjecare ?Avni Rustemi?. ? Pjesa e soletes së katit të katërt është problematike. Në kohë reshjesh çfarë bie jashtë hyn brenda. Dyert e klasave janë akoma të kohës tashmë të harruar. Terrenet sportive janë po aq emergjente.Janë lënë përgjysëm. Do të krijohen edhe klasat sportive.Do të ketë profelizim të kësaj lënde. Edhe palestra ka nevojë për rikunstruksion dhe të sillet në parametrat normal. Janë disa gjëra që duhet ndërhyrje . Është superemergjente rikonstuksioni i plotë i shkollës.?

Ndërkohë drejtoresha Selmani ka kërkuar edhe ndihmën e Prefektit të qarkut Zenel Kuçana , i cili viztoi këtë institucion për të parë përgatitjet që po bëhen për fillimin e vitit të ri shkollor.

Sinkrone: Zenel Kuçana,Prefekti i qarkut Kukës.?Në këto kushte është e vështirë të zhvillohet mësimi.Ne do të marrim masat e nevojshme për të dalur nga kjo gjendje dhe shpresoj që në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe Ministrinë e Arsimit, do të bëjmë të mundur që shkolla të kete kushte normale mësimi. ?

Shkolla ?Avni Rustemi? është hapur për herë të parë në vitin 1974 dhe është më e madhja në qytetin e Kukësit me 760 nxënës. Që nga koha e ndërtimit nuk ka njohur asnjë investim të plotë përveç riparimeve të përvitshme nga Bashkia Kukës. Për shkak të cilësisë së mësidhënies ky instituciona arsimor është tepër i kërkuar nga prindërit e qytetit të Kukësit ,për rregjistrimin e fëmijëve të tyre.