Report Tv-Deputetja Lindita Metaliaj denoncon braktisjen e banorëve në Lezhë

2018-09-09 0

Banorët e fshatit Torovicë të Lezhës shprehen të indinjuar për mungesën e theksuar të investimeve në infrastrukturë, subvencioneve të fermerëve dhe largimit masiv të banorëve nga Shqipëria, veçanërisht fuqisë punëtore.



Ata thonë se qeveria i ka gënjyer.


"Deputetja e zonës, Lindita Nikolla ajo e qeverisë, na pati premtuar që shumë shpejt do bëhet rruga, shumë më shpejt sesa do ta kujtosh ti. Por deri sot nuk ka asnjë lloj veprimi. Problem shumë shqetësues janë gurët që bien nga mali, thotë një banor, i cili shton se rënia e tyre rrezikon shembjen e pallateve?, shprehet një banor.



?Na kanë lënë sikur nuk kemi lidhje me njerëzimin?, thotë një tjetër banor.



Ai shton se dëshpërimi po i largon njerëzit nga vendi i tyre në kërkim të një jete më të mirë.



?Duke mos patur të ardhura njerëzit mbeten me duar në xhep, o zotëri! Kështu që tjetër shteg nuk na lë, vetëm për të ikur. Në qoftë se kërkon një punëtor ta gjesh, nuk ka forca të reja këtu sepse njerëzit kërkojnë të ikin dhe kanë ik. Kështu që ne jemi në dilemën e mbijetesës?.



Ndërsa një tjetër banor shton: ?Në 12 të natës ikin, kush ka takat të ikë. Unë më i pari iki nëse mundem?.