Ambasadorja gjermane: Duhet me shume kunder krimit

2018-09-09 0

Situata e kriminalitetit në qytetin e Shkodrës duket se ka shqetësuar dhe diplomaten gjermane, Sussane Schutz, e pranishme në një aktivitet të organizuar në këtë qytet ambasadorja gjermane mendon se prokurori dhe policia duhet të bëjnë më shumë për të dhënë rezultate në këtë luftë.

?Shqipëria ka shënuar përmirësimet e veta në këtë fushë, por duhet të bëjë edhe më shumë në luftën kundër krimit të organizuar. Ka pasur zhvillime pozitive deri diku, por të gjitha përpjekjet duhet të vijojnë edhe më tej. Prokuroria dhe policia do të duhet të përmirësojnë punën e tyre sa i përket hetimeve të rasteve të konstatuar. Shpresojmë që edhe bashkëpunimi me ndërkombëtarët të intesifikojë edhe më tej punën?.

Rezultatet në Luftën kundër krimit, por dhe korrupsionit veç sigurisë në vend vlejnë dhe për anëtarësimin në BE, ndaj Schutz e thekson se këto çështje janë pjesë e 5 prioriteteve kyçe të vendosura nga unionin.

 ?Gjermania vazhdon të jetë e angazhuar me faktin që Shqipëria të mund të përparojë në rrugën e saj drejt BE. Ne do të kishim dashur të merrnin një vendim pozitiv për hapjen e negociatave që në qershor, por Gjermania shikon se ka një sërë gjerash që duhet të bëheshin ende derisa të mbërrihet në këtë vendim, siç janë 5 prioritetet kyçe, në mënyrë të veçantë lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Shpresojmë që deri vitin e ardhshëm të shikojmë përparim në këto dy pika?.

Rezultatet e para të vettingut  janë optimiste për diplomatja gjermane, por ky është një proces që duhet parë në vazhdimësi.