Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Vera n?Shesh? mblodhi bashkë dje pasdite banorët e zonës së Ndroqit, prodhues dhe miq të apasionuar pas produkteve vendase dhe kulinarisë, në një mjedis të rrethuar nga gjelbërimi dhe muzika fantastike e artistëve të Ansamblit të Tiranës.
Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me ?Risi Albania?, organizoi një minipanair për prezantimin e produkteve agro-ushqimore dhe prodhimet artizanale, me synim kthimin e kësaj feste në një traditë të bukur për promovimin e produkteve vendase, por edhe vendosjen e zonës në hartë si atraksion turistik.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi disa nga stendat e panairit dhe e cilësoi organizimin e tij një risi për zonat periferike të qytetit, që duhet të kthehet në traditë. ?Kjo festë është një risi për t?u bërë apel ndjenjave pozitive, ndjenjës që kemi për tokën ku kemi lindur, për bujqësinë, për shtëpinë e gjyshit, për të afërmit, ndjenjën që kemi për rrethinat e Tiranës. Mendoj se sot kemi hedhur gurin e parë të një feste, ndoshta për herë të parë modeste, me njerëz të ardhur nga çdo cep i Tiranës, e cila e ka shansin të kthehet në një traditë të bukur?, deklaroi ai.
Veliaj kërkoi prej banorëve të zonës që të orientohen drejt zhvillimit të agroturizimit dhe të përfitojnë nga fondet e vendosura në dispozicion nga Ministria e Bujqësisë dhe AZHBR-ja për zhvillimin e këtij biznesi. ?Sot turizmi numër një në Itali e Greqi nuk është deti. Për herë të parë ka qenë agro-turizmi, turizmi në fshat. Ndaj, dua t?ju ftoj të gjithëve të përdorim fondet e Ministrisë së Bujqësisë, AZHBR-së, për ta kthyer shtëpinë ose dhomat shtesë, në një lloj bujtine. Ndaj, kush i ka mundësitë, duhet të fillojë ta mendojë si biznes të mirëfilltë familjar. Bashkia e Tiranës do bëjë çmos që të ndihmojë secilin për aplikimet?, tha ai.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ndroqi-pret-vera-nshesh-festa-e-produkteve-vendase-dhe-kulinarise