Ora News - Pampuri: 300 të sëmurur me hemofili në QSUT pa ilaçe

2018-09-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri tha sot se 300 të sëmurë me hemofili në QSTU janë pa ilaçe. Ajo tha se Ministria e Shëndetësisë hesht dhe nuk shpjegon pse QSUT nuk blen faktorë të mjaftueshëm për trajtimin normal të të sëmurëve.

Deklarata e plotë:

Është rregull i qeverisë së Edi Ramës se sa më i pamundur të jetë një qytetar, aq më shumë do të braktiset nga qeveria.

Ky rregull vlen sot më shumë se asnjëherë për të sëmurët me hemofii, jeta e te cilëve varet nga faktorët e mpiksjes së gjakut. Ata njihen si faktorët 7, 8 dhe 9, të cilët shërbejnë për mpiksjen e gjakut.

Faktorët për pacientët me hemofili mungon në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ose vjen në sasi fare të vogël, të cilat nuk arrijnë të përmbushin nevojat e pacientëve, ashtu siç ndodh me herceptinën për pacientët me kancer, e me shumë medikamente të tjera.

Në këtë situatë ku luhet me jetën e të paktën 300 të sëmurëve me hemofili, Ministria e Shëndetësisë hesht dhe nuk shpjegon pse QSUT nuk blen faktorë të mjaftueshëm për trajtimin normal të të sëmurëve.

Akoma më mizore është sjellja e vetë Ministres Ogerta Manastirliu, e cila injoron pa përgjigje me dhjetëra mesazhe telefonike, ku i kërkohet ndihmë nga të sëmurët me hemofili.

Ata nuk mund ta blejnë dot vetë gjithmonë faktorin për jetën e tyre, sepse një i tillë kushton nga 1 milion e 200 mijë lekë në 2 milion lekë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pampuri-300-te-semurur-me-hemofili-ne-qsut-pa-ilace