http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Niveli i papunësisë kapi një rekord të ri në 3 mujorin e parë duke arritur ne 12.5 %, më i ulëti i arritur ndonjëherë. Por paralelisht me këtë fakt paga mesatare në shkallë vendi pësoi një rënie prej 3%.
Kjo do të thotë se në fillim të këtij viti, paga mesatare në sektorin privat arriti në 49, 145 lekë.
Ndërkohë që e njëjta tendencë vërehet edhe në sektorin publik. Ekspertët janë të një mendimi kur argumentojnë se kjo vjen për shkak të problemeve strukturore të ekonomisë, e cila nuk ka sektor që sjellin vlerë të shtuar.
Por një tjetër argument është edhe loja që bizneset bëjnë me pagën e punonjësve. Shumë prej kompanive nuk deklarojnë pagën reale të punonjësve.
Përcaktimi pagës mesatare bazohet në listpagesat që disponon drejtoria e përgjithshme e tatimeve. Ajo është tregues i rëndësishëm pasi evidenton shtresën e mesme të popullsisë.