Vrasjet në Tropojë nuk kanë kyrsyer as gratë. Në një intervistë ekskluzive për "Shqiptarja.com" Ajshe Haklaj motra e madhe e vëllezërve të vrarë Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Halkajt rrëhen për herë të parë se si u tentua edhe eleminimi i saj fizik nga njerëz që siç thotë ajo ishin të lidhur me Sali Berishën. Sipas saj, Sali Berisha kundra familjes së saj vuri në kurriz makinerinë e tij shtetërore, duke përdorur shtetin në krime kundër njerëzimit, ku banda ishte vetë ai, i cili vriste dhe nxiste vëllavrasjen. ?Veprimet e tij mund t?i krahasoj pa frikë me ato të Pol Potit në Kamboxhia, sepse Hitleri dhe Sllobodani nuk i kanë vrarë popujt e tyre?, thotë Ajshe Haklaj në rrëfimin e saj ku me detaje rendit të gjithë kronologjinë e vrasjeve brënda familjes së saj.
A ka pasur ndonjëherë të akuzuar për vrasjet e vëllezërve tuaj dhe cilat janë argumentet tuaja për mos reagimin e shtetit, qoftë nga ana e majtë e qoftë nga ana e djathtë?
Unë jam munduar të sqaroj vrasjet dhe për mos reagimin e shtetit edhe atëherë kur unë ndodhesha në Shqipëri, në kohën e inkuizicionit Berishian, por arsyeja që unë po shprehem edhe një herë për këto krime të tij është prononcimi i Saliut në parlament për dënimin e vëllezërve Haxhiaj, ku ai u shpreh se dënimi i tyre është bërë sipas pohimeve dhe denoncimit të tij. Kjo më lë të kuptoj se vrasjet e vëllezërve të mi dhe dënimet e të mbijetuarve tanë janë bërë sipas urdhrave të tij. Ndaj këtu mund të them se Saliu jo vetëm na shau me fjalorin e tij prej bastardi dhe na akuzoi për ato që ai kishte bërë vetë, jo vetëm na persekutoi, na vrau dhe na dhunoi edhe varret e të vdekurve, jo vetëm që edhe të mbijetuarit i degdisi në dhe të huaj, por ai vazhdon edhe sot e kësaj dite të na akuzojë publikisht dhe të lakojë emrin tonë në debate televizive duke na akuzuar e fyer, e kështu duke kryer edhe një tjetër vepër penale, atë të akuzës, të shpifjes dhe të fyerjes publike. Ai ka përdorur shtetin në krimet kundër nesh, ku veprimet e tij janë kanunore e hakmarrëse, të cilat tregojnë se ai ka shpërdoruar detyrën duke kryer krime ndaj një numri të konsiderueshëm njerëzish. Por tani unë dua që, në qoftë se drejtësia është e çliruar nga influenca e Saliut, të cilën e pohon ai vetë, të hetojë dhe të dënojë vrasësit me paanshmëri kushdo qofshin ata.