Ora News - Rama i përgjigjet qytetarit për varfërinë: Ja dallimi mes meje dhe teje!

2018-09-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Marrë shkas nga vizitat e fundit të kryeministrit Edi Rama në familje shqiptare të varfëra, reagimet kanë qenë të shumta. I tillë ishte edhe një reagim në komentet që kryeministri ka zgjedhur t'i japë përgjigje.

Komenti nga Blerim Shehu: Mirmëngjes Zoti kryeministër, ju përgëzoj që keni ra me këmbë në tokë dhe dilni e shihni ndonjëherë realitetin shqiptar. Por disa pyetje kisha unë.

Ju si mendoni a do te arrish dot të shuash varfërinë e skamjen që ka pllakosur Shqipërinë me këto vizita që bëni njëhere në 2 javë nëpër këto familje? Jo për gjë, po dhe montazhi dhe përpunimi filmik do kohën e tij.

Ku ishit këto 5 vjet?

Për rastin e asaj familjes nga Shijaku , atë zoterinë e mbaj mend që para dy viteve që vinte të OSHEE se ja kishin prerë dritat për shkak të mospagimit të faturave, lutej për tja rilidhur por stafi nuk e bënte këtë gjë se do arrinte objektivat e faturimit që kishin ardhur nga Tirana.

A nuk e dinit që atëhere se ka familje të tilla në këtë gjendje?

A nuk është më mire të ndiqen politika sociale duke i punësuar ,duke i përjashtuar nga disa detyrime ndaj shtetit, duke ju lidhur ndonjë ndihmë financiarë si shtresë në nevojë e jo si një , dy apo tre familje sepse me këtë ritëm deri ne 2021 maksimumi do të rregulloni 100 familje. Duke llogaritur dhe sa kohë do që të bëhet një film me metrazh të shkurter. Jo për gjë por supozohet se këto gjëra duhet të bëni se jeni dhe parti e majtë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-i-pergjigjet-qytetarit-varferine-ja-dallimi-mes-meje-dhe-teje