Memaliaj, babë e bir u arrestuan për vrasjen Alket Muhos: Rastësisht në fshatin e viktimës

2018-09-08 3

Gjirokastër- Babë e bir, Hetem Muho, 59 vjeç dhe Dino Muho, 20 vjeç të arrestuar për vrasjen e 43-vjeçarit nga fshati Rabije, Alket Muho mohojnë të kenë lidhje me ngjarjen.

Gazetari i Report Tv Piro Nase mëson se prova më e fortë që policia kishte për të arrestuar babë e bir ishte prezenca e tyre në fshatin Rabije, ndonëse banonin në Çukë të Sarandës. Por ata kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me ngjarjen dhe se kanë qënë rastësisht në fshatin Rabije, aty ku edhe kanë vendlindjen.

?Ndodheshim rastësisht në fshatin Rabije, ishim për vizitë në vendlindje?, mësohet të kenë thënë dy të arrestuarit.

Nga ana tjetër grupi hetimor në policinë e Gjirokastrës po punon për mbledhjen e provave në terren për të depozituar më pas dosjen në prokurori.

Nase sqaron me detaje edhe konfliktin e pronës mes të arrestuarve dhe viktimës. Dy vjet më parë ata kanë paditur në Gjykatën e Gjirokastrës viktimën për tokat që sipas tyre nuk ishin të tijat. Hetem Muho pretendonte që viktima i kishte falsifikuar dokumentet e pronave, ndërkohë që 43-vjeçari pretendonte që e kishte e fituar tokë me ligjin 7501.

Mësohet gjithashtu se ishte vetë Hetem Muho ai që e pushoi çështjen në gjyq në mënyrë të njëanshme për arsye ende të panjohura.

Sipas të dhënave policore viktima është qëlluar me 20 plumba automatiku model 56, të cilët i kanë prekur zemrën dhe i kanë dëmtuar pjesën e majtë të fytyrës

Në një intervistë për ?Report Tv?, një ditë pas vrasjes së 43-vjeçarit, babai dhe vjehrri i viktimës kanë folur për Report Tv, duke hedhur dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Gjolek Muho, babai i Alket Muhos, është shprehur se nuk e ka dijeninë përse është vrarë i biri. Ndërsa, Riza Ardita, vjehrri i viktimës, ka përjashtuar pistën e dekonspirimit nga policia pasi informoi për drogën. Vjehrri ka thënë se e di shumë mirë kush e ka vrarë 43-vjeçarin duke përmendur konflikte pronësie. Dyshime këto që përkojnë me ato të policisë.

E njihja si djalë shumë të mirë se e kisha dhëndërr. Ngjarja ka ndodhur dje. Më mori në telefon vajza, foli, i tha do vij, ?Oooo ooo ça bëni çuna? e më pas e vranë. Me snajper dhe kallashnikovë. Kishte 20 plumba, zbrazuar 30 fishekë. Ia kishte hequr komplet syrin. Atje e vranë, tek ato si pemë. Ka patur konflikt me një plak për prona. Posi, mund të jetë ky konflikti. E arrestuan atë, kishte ardhur që nga Saranda. Jam i bindur, s?ka lidhje me drogën ai. Para 2-3 vitesh kur droga qe liruar, atëherë po. Tani jo. Ai ishte kryetar këshilli, e hoqi burri i tezes. O do gjendet autori se s?bën. Unë e kam të gjetur për vete.