Ora News - Ndeshja ndaj Izraelit, flasin protagonistët: Skuadra reagoi

2018-09-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nisja e mbarë gjysma e punës dhe kombëtarja e Shqipërisë e ka bërë hapin e parë drejt fazës së ardhshme të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë mposhtën në sfidën e parë të kompeticionit të ri të UEFA-s, 1-0 Izraelin. Pas kësaj fitoreje, "Ora Neës" ka marrë prononcimet e para të protagonistëve, ku mes të tjerash sekretari i përgjithshën i FSHF-së, Ilir Shulku apo dhe ish-kapiteni i kuqezinjve, Lorik Cana.

Ilir Shulku, sekretar i pergjithshem: Një fitore e mundishme por e rëndësishme që fituam. E rëndësishme që ekipi shfaqi një fytyre tjetër në lojë, ndryshe nga ajo që ka shfaqur në testet miqësore dhe atë që ne kemi thënë që testet miqësore duhet ti kenë shërbyer trajnerit për ta koaludiar ekipit dhe mendoj se trajneri ka një pasqyrim më të qartë të ekipit. Mendoj se kemi fituar disa lojtarë të rinj sot.

Fatbardh Jera, specialist futbolli: Pjesa e parë ishte jashtëzakonisht e mirë mund të them, pasi vinim nga një periudhë e errët e ndeshjeve miqësore. Por siç e thashë edhe para ndeshjes, një fillim i mbarë është gjysma e punës. Në të ardhmen mendoj se skuadra do të dijë të organizohet dhe të bëhet akoma dhe më e rrëzikshme. Mendoj se ekipi është në rrugën e mbarë pavarësisht se ishte takimi i parë.

Lorik Cana, ish kapiten i kombetares: Është ndeshje e rëndësishme dhe ndihmon në klimën e ekipit. Ka gjëra që duhet të përmirësohen. Gjithsesi, fitorja lë shije të mirë sepse fituam ndaj një kundërshtari që nuk është i lehtë. Mbrojtësin e krahut të majtë, Binakun nuk e kisha parë asnjëherë dhe më bëri përshtypje për mirë. Strakosha zhvilloi ndeshje cilësore. Veseli pavarësisht vështirësive të fillimit e mori veten dhe ishte deçiziv në 2-3 raste. Edhe futbollistët e tjerë luajtën me dëshirë, megjithëse jo në formën më të mirë fizike. Kjo fitore vlen për tu çlodhur psikologjikisht. Kemi të ardhme të mirë. Gjithmonë do të ketë futbollistë që do t?iu jepet mundësia. Kemi mundësine ta përgatisin siç duhet ndeshjen ndaj Skocisë. Fati ndihmon ata që e kërkojnë por duhet ti rregullojmë disa gjëra?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndeshja-ndaj-izraelit-flasin-protagonistet-skuadra-reagoi-shpresojme-te-arrijme-fazen-tjeter