Ora News - Rama viziton familjen e varfër në Vlorë: Do gjejmë një zgjidhje!

2018-09-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shtatë anëtarë të familjes Ahmeti jetojnë në këtë banesë gjysmë të shkatërruar. Kryefamiljari i pikëlluar tregon se jetesa është e vështirë, ndërsa përfitojnë një ndihmë ekonomike prej 80 mijë lekësh.

Niko Ahmeti: Pa drita, pa ujë, pa rrugë. Marr një ndihmë ekonomike 80 mijë lekëshe.

Kreu i qeverisë i shoqëruar edhe nga ministrja Ogerta Manastirliu, u shpreh se një zgjidhje për këtë familje do të jetë mbështetja për ta si fermerë, në mënyrë që të sigurojnë të ardhura.

Edi Rama: Do bëjmë një plan për të asistuar për të marrë ndonjë mbështetje si fermerë për të bërë ndonjë blektori të vogël. Do gjejmë një zgjidhje.

Si kjo familje në Shqipëri numërohen me dhjetëra, të cilat e kanë të vështirë që të sigurojnë një strehë apo ushqimin e përditshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-viziton-familjen-e-varfer-ne-vlore-do-gjejme-nje-zgjidhje