Rama viziton familjen në varfëri ekstreme në Vlorë: S’kam asnjë koment për çfarë do shihni

2018-09-08 0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në Facebook nga vizita që ka zhvilluar në një familje në Vlorë. Familja e Niko Ahmetit në fshatin Vajzë në Vlorë jeton mes mjerimit, e rrënuar, dhe në skamje.

Në bisedën që Rama zhvillon me kryefamiljarin, ky i fundit zbulon se në mungesë të shtretërve familja fle përtokë.

Biseda e Ramës me kryefamiljarin Niko Ahmeti

Niko Ahmeti: Kjo është banesa ku jetoj me 5 fëmijët, pa ujë, pa drita, pa rrugë, marr vetëm një ndihmë ekonomike. Ja kjo është familja ime, fëmijët kanë mbaruar tetëvjeçcaren, vajzat e vogla vazhdojnë shkollën.

Rama: Ku flini?

Niko Ahmeti: Sheshit, ja si shikon, me mundësitë e mia, kaq mundësi kam.

Rama: Do të shikojmë t?ju gjejmë një mënyrë t?ju ndihmojë edhe për shtëpinë, edhe për fëmijët edhe për mundësi për ndonjë blegtori të vogël.