Denoncimi i STOP per mesuesen qe dhunon nxenesit, reagon Ministria

2018-09-08 2

Një tjetër skandal dhune në shkolla u bë publik nga emisioni "Stop" në Televizionin Klan. Pamjet tregojnë një mësuese të shkollës së  ?Shen Vasilit? në Sarandë duke dhunuar verbalisht e fizikisht nxënësit e klasës së parë.

Në momentin kur mësuesja Miranda Bodini dhunon të vegjëlit, në klasë ndodhet dhe një kolege e saj, e cila siç shihet në video nuk reagon për asnjë moment.

Zyra Arsimore e Sarandës dhe shkolla janë duke e shqyrtuar rastin dhe të hënën Komisioni Disiplinor pritet të marrin një vendim. Skenat e shfaqura janë shumë të rënda dhe të papranueshme, çka sipas Zyrës Arsimore mund të çojë deri në përjashtimin e mësueses nga sistemi arsimor.

Kjo nuk është hera e parë që denoncohet dhuna e mësuesve në shkolla.

Tv Klan