Ragip Xhaka, babai i Taulant dhe Granit Xhaka ishte dje në stadiumin ?Elbasan Arena? ku ndoqi nga afër emocionet e para të sfidës Shqipëri-Izrael, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ishte goli i Taulant Xhakës, djalit të tij, që ngriti peshë mbrëmjen e djeshme mijëra zemra kuqezi.
Babai i Taulantit, Ragip Xhaka në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Andi Kapxhiu, ka treguar çfarë ndjen Xhaka për ngjyrat e fanellës së kombëtares. Ai është shprehur optimist se Shqipëria do të kualifikohet në Euro 2020.
Intervista e plotë
I lumtur për fitoren dhe për golin e Taulantit?
Po, ato janë emocionet e prindit. Jam shumë i gëzuar se pas kthimit të tij prej 12 javësh që ishte nga lëndimi, e dha maksimumin, atë që deshi iu plotësua.
Sa e ndjen Taulanti fanellën e kombëtares dhe kur shënon një gol është një emocion i madh?
Nuk është se e shënon vetëm Taulanti golin dhe ndjen diçka, unë si prind, se përshkruaj dot sa i lidhur është ai me kombëtaren e Shqipërisë.
A ju pëlqeu Shqipëria, sa shanse kemi për në Evropian, të jep shpresë kjo kombëtare e Panuçit?
Unë çdo herë e kam ndjekur kombëtaren tonë, sot loja më la një përshtypje të madhe dhe sipas gjasave kjo kombëtare do të arrijë aty ku e meritojmë.