Kapet 42-vjeçari me pistolete me mulli & automatik me silenciator

2018-09-08 5

Artur Prolla, një 42-vjeçar nga Shijaku ka përfunduar në pranga.

Burime zyrtare sqarojnë se arrestimi i tij erdhi pasi lëvizte me pistoletë me vete. Por jo vetëm kaq. Në shtëpinë e tij në Koxhas, Kodër, 42-vjeçari kishte edhe një automatik me silenciator.

Në njoftimin për mediat, policia thotë se sekuestroi pistoletën ?Smith & Wesson? me mulli, me 5 fishekë kalibri 38 mm, si dhe një automatik Skorpion M-84 me silenciator, me një krehër me fishekë.

Autoritetet po punojnë për të dokumentuar veprimtaritë e tjera kriminale ku dyshohet se është i përfshirë Prolla./tvklan.al