Ora News - Gerxhani: Shqipëria ka nevojë për një shkollë të lartë për turizmin

2018-09-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kliton Gerxhani, kryetar i ATOA i ftuar në "Ekopolitikë" nga Besart Kadia, thotë se Shqipëria ka nevojë për një shkollë të lartë të turizmit për të nxjerrë menaxherë të kualifikuar.

Gerxhani: Kemi nevojë shumë për hotele jo më pak se 3 yje në bregdet dhe hotele luksoze në Tiranë. Për sa i përket pjesës së punonjësve, do të thoja që këta 5 milionë turistë kanë nevojë për të rinj shqiptarë. Kemi nevojë për menaxherë të nivelit të lartë.

Nuk kemi nevojë vetëm për kuzhinierë dhe banakierë. Ne duhet të kemi shkollë të lartë për këtë gjë, ndërkohë që kemi vetëm një shkollë të mesme. Ne kemi nevojë për një shkollë turizmi të lartë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gerxhani-shqiperia-ka-nevoje-nje-shkolle-te-larte-turizmin