Kryebashkiaku Veliaj duket se nuk do të dorëzohet deri sa të ndërtoje teatrin e ri. Teksa inspektoi punimet për rikonstruksionin e shkollës së mesme ?Andon Zako Çajupi?, ai bëri me dije se kryeqyteti do të ketë teatër të ri, por sipas një drafti të dakortësuar me Bashkimin Evropian.
?Nuk ka asnjë dyshim që ne do të kemi një teatër të ri! Në fazën ku jemi, kemi një diskutim të hapur ditor edhe me miqtë dhe dashamirësit e Tiranës në Komisionin Europian, për të mbërritur në një draft, i cili sigurisht kënaq shumicën dërrmuese të popullsisë së Tiranës dhe të Shqipërisë, që do një Teatër të ri.
Por, sigurisht u heq alibinë, ankesat, sebepet për sherr, edhe asaj minorance që do të bllokojë zhvillimin e Tiranës. Dhe besoj në një draft të dakordësuar me Komisionin Europian. Ne shumë shpejt do të kemi bazën ligjore të nevojshme, procesin e nevojshëm transparent dhe të hapur për të gjithë, dhe në fund fare një Teatër të Ri për Tiranën?.
Ndërtimi i teatrit të ri deri më tani ka përfshirë në debate, duke i ndarë në dy kampe, edhe artistët një pjesë e të cilëve e kundërshtojnë prishjen e godinës aktuale të teatrit.
Tv Klan