Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qytetarë të shumtë nga Shkodra janë mbledhur në pedonalen e qytetit për të marrë pjesë në një marshim kundër krimit dhe drogës.
Me parulla në duar "Kultura e Shkodrës është më fortë se plumbat e drogës", qytetarët kanë marshuar paqësisht.
Në marshim krahas qytetarëve të shumtë kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve fetare.
Në dy muajt e fundit kanë ndodhur 6 vrasje dhe dy rrëmbime.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/qytetaret-e-shkodres-marshim-kunder-krimit