Report Tv-Mbi 20 shkolla në Lushnje mbyllin dyert, shkak bëhet largimi i nxënësve jashtë vendit

2018-09-07 0

Fenomeni i mbylljes së shkollave vartëse apo dhe kolektive ka prekur në një masë të madhe edhe rrethin e Lushnjes. Kështy nga 31 shkolla në total, gati më shumë se 20 prej tyre për vitin e ri arsimor parauniversitar 2018-2019 nuk i kanë hapur dyert për nxënësit.

Mbyllja e këtyre shkollave nuk ka prekur vetëm zonat e thella kodrinore të Lushnjës, por edhe shumë zona periferike të tjera, kjo si rezultat i largimit të nxënësve jashtë vendit, por edhe për numrin e ulët të shtimit të popullsisë.

Drejtoresha e arsimit në Rrethin e Lushnjës Brunilda Dhamo, shprehet se nxenesit do të sistemohen në shkolla të mëdha sipas afërsise nga qendrat e banuara dhe është menduar edhe për sistemimin e mësuesve pranë këtyre shkollave.

Në Lushnje ka 31 shkolla vartëse në të cilat mësojnë fëmijë me klasa kolektive. Në rreth 20 shkolla vartëse do të mbyllen afro 30 klasa kolektive për të cilët është menduar që të sistemohen në shkolla më të afërta. Do të merren masa për transport.

Brunilda Dhamo, Drejtoresha e arsimit në Rrethin e Lushnjës
Kamera e Report TV pa nga afër disa prej shkollave që nuk kanë hapur dyert këtë vit mësimor, ndërsa rregjistrimet vazhdojnë në shkollat e mëdha. kete e pohon dhe drejtori i shkolles 9 vjecare në Zgjanë, në të cilën pritet të rregjistrohen nxënësit e tre shkollave vartëse që mbyllen si ajo e Balajt, Skilajt dhe Murrizit.

Në shkollat pranë Zgjanës do të mbyllen tre shkolla vartëse që do të grumbullohen këtu.

Bektash Gjolena, drejtor i shkollës në Zgjanë
Sipas informacionit te marre pushtetit vendor ne bashkite lushnje dhe divjake ne bashkepunim me drejtorine arsimore lushnje kane menduar qe nxenesit qe vijne nga zonat ku shkollat jane mbyllur do te transportohen me mjete transporti pa kosto te cilen e paguan pushteti vendor