Report Tv-22 prokurorët e Krimeve të Rënda në “ethet” e Vetingut

2018-09-07 0

22 prokurorët e Krimeve të Rënda mes tyre dhe drejtuesi i institucionit kanë nisur të shortohen për të kaluar në sitën e Vettingut. Report Tv ka mësuar prej të mërkurës me anë të një shkresë institucioni i prokurorisë është njoftuar të përgatit infrastrukturën dhe administratën për nisjen e hedhjes së shortit për prokurorët.

Në sitën e Vettingut pritet të kalojnë dhe prokurorët e dosjeve të nxehta si ajo e 616 kg kokainë në konternirët me banane, prokurorët e 3.4 eurove të sekuestruara në automjetet "Toyota Auris?, prokurorët e dosjes në ngarkim të ish eprorit të tyre Adriatik Llalla si dhe prokurorët e dosjes ?Habilaj? ku mes të hetuarve është edhe ish-ministri Saimir Tahiri.

Me short pritet të përzgjidhen dosjet hetimore të cilat do të vlersohen për anën profesionale ndërsa më parë nga grupi i prokurorëve të krimeve të rënda ka kaluar prokurori Genti Osmani. Osmani kaloi sitën e Vetingut ndërsa pak ditë pas vendimit të KPK-s ishte komisioneri publik që propozoi ankimin duke i kërkuar kolegjit shkarkimin e tij.

Aktualisht prokuroria e Krimeve të Rënda drejtohet nga Donika Prela e cila zëvëdnësoi në këtë post Besim Hajdarmatën. Me mbërritjen e Prelës në krye të Krimeve të Rënda në këtë institucion për hetim kaloi nga Durrësi dhe procedimi penal në ngarkim të ish-kryeprokurorit Llalla.