Thaçi: Vizita e Vuçiç në Kosovë vetem sipas rregullave - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-07 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi pranoi pas takimit me përfaqësuesenm e lartë të BE-së, Mogherini se vështirësitë ne dialogun me Serbinë po shtohen sa I takon gjuhes së përbashket per disa cështje.

Ai I bëri këto deklarata pas vendimit të marrë nga presidenti serb Vucic për të mos pasur takim kokë me kokë me Thacin por vetëm me Mogherinin sa I takon dialogut mes dy vendeve.

?Kosova i ka institucionet e veta kredibile. Jemi vend i pavarur e sovran dhe do të respektohet itinerari i lejuar për vizitën e presidentit të Serbisë në territorin e Kosovës. As më pak e as më shumë. Ne respektojmë secilin, nuk dëshirojmë të poshtërojmë askënd, por do të mbrojmë sovranitetin e Kosovës?.

Megjithatë Thaci nuk tërhiqet nga mundësia për gjetjen e gjuhës së përbashket me homologun serb.

?Gjërat po bëhen edhe më të vështira, sepse mospajtimet po thellohen, kurse dallimet po shfaqen, edhe pse sot kemi diskutuar vetëm përmes zonjës Mogherini. Por, këto dallime të mëdha kanë ndikuar që sot dialogu të zhvillohet vetëm përmes Përfaqësueses së Lartë të BE-së?, tha Thaçi.

Ai tha po ashtu se arritja e marrëveshjes mbetet vetëm si një gjasë teorike, por u shpreh i gatshëm për vazhdimin e dialogut.

?Vështirësitë janë të mëdha, pengesat janë të mëdha dhe dallimet janë shumë të thella, por rrugëtimi dhe dialogu për paqe, stabilitetit e fqinjësi të mirë nuk ka alternative.?

Free Traffic Exchange