Vrasja e Alket Muhos në Memaliaj, vjerri tregon vendin ku i ekzekutuan dhëndrin

2018-09-07 1

Detaje të reja janë zbuluar mbi vrasjen e të dyshuarit si informator i Policisë, dje në fshatin Rabije të Memaliajt, Alket Muho. Muho u ekzekutua mesditën e djeshme në tokën e shtëpisë së tij. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se për vrasjen e Muhos janë shoqëruar deri më tani 7 persona në polici. Dyshimet më të forta lidhen me faktin që ai mund të jetë vrarë pasi informoi policinë në lidhje me parcelat e drogës në Tepelenë dhe dikush e konspiroi, por nuk përjashtohet as mundësia e vrasjes për shkak të një konflikti pronësie, të rrëfyer nga vjehrri i tij.

Ditën e djeshme, viktima ka qenë duke komunikuar në telefon me bashkëshorten e tij. Gruaja ka thënë se polici se fjalët e fundit që ka dëgjuar nga bashkëshorti kanë qenë:?Çfarë bëni kështu more çuna??. Më pas, është dëgjuar një breshëri automatiku, dhe telefonata është ndërprerë. Pas kësaj, gruaja e 43-vjeçarit ka vrapuar për tek toka ku Muho po punonte dhe e ka gjetur atë të pajetë.