Ora News - Shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, ndëshkohen 179 drejtues mjetesh në 48 orë

2018-09-07 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Nxitimi pa motiv" për të shkelur rregullat e qarkullimit rrugor ka çuar në ndëshkimin e 179 drejtuesish mjetesh.

Ndërsa kanë rënë në prangat e policisë 8 të tjerë për ngasjen e makinës në gjendje të dehur e pa leje drejtimi.

Gjatë një monitorimi gjatë 48 orëve në rrugët e kryeqytetit policia rrugore ka vënë re një sërë shkeljesh si mosrespektimi isinjalizimit të rrugëve të shndritshme dhe vertikale, parakalimet e gabuara në afërsi të kryqëzimeve, si dhe parkimet e gabuara brenda komplekseve dhe blloqeve të banimit, të cilat janë një shqetësim i përditshëm për banorët.

Ndaj janë ndëshkuar:

-45 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të semaforit

-60 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar

-74 mjete për parkim të gabuar, kryesisht në trotuar dhe në këmbësorët e këmbësorëve.

Gjithashtu përgjatë verifikimeve janë arrestuar në kushtet e flagrancës 8 drejtues mjetesh nga të cilët, 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi, raporton policia rrugore e Tiranës.

Policia rrugore ka bërë apel për më shumë kujdes dhe përgjegjësi gjatë përdorimit të mjetit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkelin-rregullat-e-qarkullimit-rrugor-ndeshkohen-179-drejtues-mjetesh-ne-48-ore

Free Traffic Exchange