Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Polcia ka sekuestruar 9 kg marijuanë gjatë një operacioni në Lezhë. Ndërsa në pranga kanë rënë dy të rinj Sead Isufaj dhe Sovran Cena, 22 dhe 24 vjeç, të dy banues në Durrës.
Droga ishte fshehur në pjesën e përparme të automjetit të tyre tip Audi.
"Ata u kapën gjatë një kontrolli në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Shëngjinit" dhe në makinë u gjetën 8 pako me marijuanë me peshë 9 kg.
Sovran Cena rezulton i dënuar më parë. Operacioni 'High speed' u finalizua me sukses pas një hetimi në interval kohor 1 mujor,"-raporton policia.
Materialet proçedurale në ngarkim të tyre u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike' kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 283/2-25 të Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fshehen-9-kg-marijuane-ne-makine-kapen-dy-te-rinjte-ne-lezhe