Ora News - Kokëdhima: Pa reformim të zgjedhjeve nuk do çelen negociatat në 2019

2018-09-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë "ZGJIDHJA", Koço Kokëdhima i ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se nëse nuk reformohen zgjedhjet, Shqipërisë nuk do t'i hapen negociatat në qershor të 2019.

Duke hedhur akuza mbi dy partitë e mëdha, PS dhe PD, Kokëdhima u shpreh se këto forca politike janë mëkataret më të mëdha të tranzicionit shqiptar. Ai tha se duhet të ripërtërihet elita politike aktuale.

Kokëdhima: Të gjithë e dimë se Shqipëria nuk bën zgjedhje të lira dhe të barabarta. Nëse ne sot jemi një popull i palumtur duhet ta kuptojmë se jemi të palumtur për shkak se qeverisemi keq për shkak se janë rrëzuar të drejtat e qytetarëve, sovranitetin e popullit, janë rrëzuar përfitimet dhe gjendja e mirë ekonomike dhe shancet e shqiptarëve për të bërë një jetë më të mirë këtu. Kështu që e gjithë zanafilla e të këqijave të shqiptarëve janë në faktin që shqiptarët nuk arritën të ndërtojnë dot një shtet demokratik dhe një republikë në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale për Shqipërinë.

Shqiptartët ndërtuan një autokraci, tirani, një regjim hibrit, një qeverisje antidemokratike. Zëvendësuan republikën me një marrëveshje mes dy partive të korruptuara, PD dhe PS që vetëm kanë bërë korrupsion, krime dhe keqqeverisje në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kokedhima-pa-reformim-te-zgjedhjeve-nuk-do-celen-negociatave-ne-2019