Report Tv-Padia kundër Nishanit, Panucci: Njerëzit duhet të flasin me edukatë

2018-09-06 0

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Christian Panucci ka folur për herë të parë për padinë kundër ish-Presidentit Nishani, i cili e quajti sharlatan që po shkatërron ekipin përfaqësues, pas humbjes së kuqezinjve përballë Kosovës. Tekniku tha se njerëzit duhet të flasin me edukatë dhe të tregojnë respekt.

Kam vetëm një gjë për të thënë, njerëzit duhet të flasin me edukatë dhe të vlerësojnë punën e të tjerëve, jo t?i ofendojnë. Janë punët e mia personale, nuk ka rëndësi nëse flas apo jo me presidentin Duka për këtë çështje

Christian Panucci
Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani u padit dhe i kërkohet nga Christian Panucci të paguajw 100 mijë euro në formë dëmshpërblimi ndaj trajnerit italian të kombëtares shqiptare Cristian Panucci pas deklaratave. E ndërsa nuk pranoi që të zbulonte detaje për formacionin nesër kundër Izraelit, tekniku vlerësoi kundërshtarin dhe u shpreh optimist për fitoren.

Uroj që nesër të kthehemi të fitojmë. Jemi përgatitur dhe shpresoj shumë që nesër të rikthehemi në paraqitjet pozitive dhe të marrim rezultatet e duhura. Për formacionin do të vendos nesër se kush do të zbresë në fushë. Në një ndeshje të tillë kemi punuar me eksperiencën e skuadrës dhe vetëm nesër do ta zbulojmë se çfarë ka ndryshuar dhe çfarë do të ndryshojë në skuadrën e Shqipërisë.

Christian Panucci
Shqipëria merr pjesë në Ligën C të Ligës së Kombeve, ku shorti e vuri në një grup me Skocinë dhe Izraelin. Kuqezinjtë do të debutojnë më 7 Shtator të këtij viti në Shqipëri, përballë Izraelit, ndërsa 3 ditë më vonë do të udhëtojnë në Skoci. Në 14 Tetor kuqezinjtë do të udhëtojnë në Izrael, ndërsa më 17 Nëntor do të luajnë ndeshjen e fundit, atë me Skocinë në Shqipëri.