Piktori Gazmend Leka periudhën që punonte, si regjisor i filmave të animuar në ish-Kinostudion ?Shqipëria e re? e kujton, si një periudhat më të bukura të jetës së tij. Për të ka qenë tamam si një parajsë, ku vetja i ngjasonte me një magjistar, që me laps në vend të shkopit magjik e bënte një objekt frymor që të qante, qeshte, vraponte dhe të thoshte gënjeshtra e të vërteta.
Për kamerën e ?Report tv? Gazmend Leka rrëfen periudhën që ka punuar në ish-Kinostudio, duke ndalur edhe në krimin që iu bë artit kinematografik me shpërbërjen e saj.
Profesor Leka, si e kujtoni punën tuaj si regjisor i filmave të animuar në ish- Kinostudion ?Shqipëria e re??
Unë e kujtoj si një nga periudhat më të bukura të jetës sime. Ka qenë tamam si një parajsë, sepse lidhej edhe me faktin që më dukej vetja si një magjistar, ndërsa lapsi më dukej një shkop magjik, një objekt që ishte jo frymor, por që kthehej në objekt frymor që qante, qeshte, vraponte, bënte truke, thonte gënjeshtra edhe të vërteta. Mbaj mend që kur bëra provën e parë, sepse isha fillestarë se nisa në vitin 1981-?82, kur e pashë për herë të parë lëvizjen unë u shtanga. Ajo gjë nuk m?u nda deri ditën e fundit që kam ikur nga ish-Kinostudio. Ajo që mbeti, mbeti si një gjë e bukur, si një përrallë. Tamam si një përrallë. Kinostudio ishte tamam si gadishull, që ishte me tre ishuj, që ishte filmi vizatimor, dokumentar dhe artistik. Nisi shumë thjesht, filmi i parë zyrtarisht mbahet ?Zana dhe Miri? i Vlash Dobronikut në vitin 1975, edhe sot mund të numërohen mund të ketë shkuar në mbi 240 filma vizatimorë. Por, hapi nga viti 1975 deri tek 1989 ka qenë një hapi jashtëzakonshëm, sepse bëheshin rreth 16 filma në vit.
Mbyllja e kinemave edhe shpërbërja e ish-kinostudios ?Shqipëria e re?, si ndikoi në këtë gjendje që është krijuar?
Për mua ka qenë një fatkeqësi shumë e madhe mbyllja e Kinostudios. Sido që të ishte mund që të reduktohej numri i filmave, por Kinostudio duhet që të rrinte si një organizëm. Ishte një gjë që ishte ngritur me sakrifica shumë të mëdha, sepse kishin dalë regjisorë me emër. Ishin prodhuar gati 100 filma në vit edhe që të bëhej një asfiksi e tillë për mua mund që të them, se jo në kuptimin e keq, por që ishte edhe një krim. Ishte një krim kombëtar. Unë për vete kisha mendimin që asokohe, që mos të mbyllej ish-kinostudio, por të manovrohej. Buxheti mund të mos ishte shumë i lartë, por më dukej shumë e çuditshme që në një periudhë para ?90-ës të ngrihej ky institucion me regjisorë, piktorë, marangozë etj., të ishte një gjë shumë e madhe edhe në atë kohë shteti të kishte para për ta mbajt në këmbë këtë institucion edhe në momentin, që ndryshon regjimi i jetës së popullit shqiptar të gjenden para për ta mbajtur në këmbë këtë institucion. Për mua ky është një dështim i turpshëm. Pastaj gjithë loja që u bë që duhet që të kishim bashkëpunim me regjisorët jashtë ishte një gjë shumë e madhe, për të cilën s?di se çfarë të them. Por nuk kam parë gjëra që shkëlqejnë që të them se: Jo më mirë që ...