Report TV-Turizmi në Vlorë, Bedinaj: Infrastruktura e shërbimet më cilësore këtë vit

2018-09-06 0

Turizmi në Vlorë këtë vit ka shënuar një nivel më të lartë sa i përket shërbimeve dhe opinioneve të turisteve. Numri i lartë i pushuesve të huaj ka bërë që Vlora këtë vit të ketë një sezon më të zgjatur. Sipas kreut të operatorëve Turistik Vasil Bedinaj, infrastruktura dhe shërbimet kanë bërë që të ketë një numër të lartë të turistëve nga vendet e tjera.

Ky ka qenë një sezon i mirë i pastër dhe cilësor, Vlora nuk është më në ato 40 ditët e para të sezonit që ka qenë vitet e kaluara, por vazhdon edhe në shtator. Pjesa më e madhe kanë qenë të huaj. Përveç ditëve me program kulturor , kemi dhe një ditë tjetër në program , atë detar, ku promovojnë ishullin e Karaburunit dhe të Sazanit.

Vasil Bedinaj, Kreu i operatorëve turistik Vlorë
Por, përveç të mirave që ka ofruar Vlora ka edhe anët negative të saj, rasti konkret është me biletat e tragetit që udhëton nga Brindisi në Vlorë. Çmimet për një biletë janë më të shtrenjta si një paketë turistike. Ndërkohë që kushtet që ofrohen nga ky traget lënë për të dëshiruar.

Një problem shumë i madh mbetet edhe transporti urban në qytetin e Vlorës i cili ka në përdorim autobus të viteve 70. Ndërkohë që shumë turist të cilët vijnë për të qëndruar më gjatë në Vlorë përdorin edhe këtë transport i cili është në gjendje të mjeruar.

Është për të ardhur keq që porti i Vlorës, ka një traget ku shet bileta me 70-80 euro për person, me një llogari të thjeshtë një familje me 4 veta i kushton më shumë udhëtimi sesa akomodimi në hotel. Tjetër gjë që duhet të marrë parasysh pushteti lokal, është edhe transporti urban në qytet, nuk ka lidhje me atë që paraqet Vlora si qytet, me një transport urban që është 40 vjet mbrapa.

Vasil Bedinaj, Kreu i operatorëve turistik Vlorë
Bedinaj ka kërkuar që ditët e turizmit të vijojnë deri në fund të shtatorit, por edhe në tetor, pasi kërkesat nga të huajt janë të mëdha. Një numër të madh turistesh ka pasur edhe nga vendi fqinj, italia, ata shprehen mjaft të kënaqur me bukurit natyrore, shërbimin dhe kulinarin vendase.

?Sipas Turitstes është hera e parë që vij në Shqipëri dhe po bëj guidë në pjesën më të madhe të Shqipërisë, për të njohur këtë bukuri natyrore. Një tjetër turist thotë se kam mbetur i kënaqur nga kuzhina , gatimi, nga deti dhe shërbimet në qytetin e Vlorës.?

Koha me diell dhe temperaturat e larta, kanë favorizuar që turizmi këtë vit në Vlorë të vijojë deri në fund të shtatorit, ndoshta edhe në tetor. Për këtë nga ana e operatorëve turistik është kërkuar që siguria e shtuar për pushuesit, të jetë edhe gjatë kësaj periudhe.