U kapën me 1 ton kokainë, iu sekuestrohen 5 mln euro pasuri në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-06 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
5 milion euro pasuri I është sekuestruar një grupi kriminal ndërsa dy persona, anetarë të këtij grupi janë arrestuar për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndeve narkotike.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia dolën në një konference për shtyp për të bërë të ditur detajet e operacionit policor ?Vazhdimi?.



Më datë 30 prill 2018, autoritetet policore spanjolle në bashkëpunim DEA dhe EUROPOL kanë arrestuar në flagrancë shtetasit shqiptarë:



Arjan Ndoci, alias (Dritan Gradica, Ardjan Noka, Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni,) 41 vjeç, lindur dhe banues në Laç Kurbin;


Julian Deblini (Bedlini), vjec 35, lindur dhe banues në Lezhë.


Ata akuzohen për veprën penale të ?Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike?, pas kapjes së një sasie prej 1.000 kg kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Kolumbia si dhe të një shume prej 1.550.000 Euro cash.



Këta 2 shtetas janë anëtarë të një grupi kriminal që zhvillonte prej kohësh trafik të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikes Latine në drejtim te Europës.



Menjëherë pas realizimit të këtij operacioni nga autoritetet e sipërpërmendura, Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacione paraprake për identifikimin e shtetasve dhe pjesëtarve të tjerë të këtij grupi kriminal si edhe aseteve te përfituara nga veprimtaria e paligjshme.



Arjan Ndoci dhe Julian Deblini (Bedlini) akuzohen për veprat ?Grup i strukturuar kriminal?, ?Trafik ndërkombëtar I  lëndëve narkotike? dhe ?Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale?.



Të arrestuarit I kishin investuar një pjesë të përfitimeve nga aktiviteti kriminal në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, në llogari bankare, për vete dhe për familjarët e tyre dhe në disa raste duke i fshehur ato në emra të afërmëve në disa qytete të vëndit, e kryesisht në Tiranë.

Falë bashkëpunimit me perfaqesues te Zyres Rajonale te DEA Athine, DEA Madrid, autoritete policore Spanjolle dhe EUROPOL, u siguruan prova të pa kontestushme  dhe  Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendosi sekuestro preventive për llogaritë bankare dhe pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të shtetasve Arjan Ndoci, Julian Deblini (Bedlini) dhe familjarëve të tyre, konkretisht:

3 bankave të nivelit të dytë, te disa llogarive bankare me nje sasi të konsiderushme eurosh.


Kuotat dhe aksionet e 1 shoqerie tregtare me aktivitet ne fushen e ndertimit.


1 Njesie Banimi në pallat


8 apartamente, me nje siperfaqe ndertimi 905 metro katror.


2 njesi tregtare (dyqane) me nje siperfaqe prej 280.4 metro katrore.


4 garazhde ne total siperfaqe 60 metro katror.


3 automjete te tipeve dhe llojeve te ndryshme.
Shuma e aseteve te sekuestruara ne kuader te operacionit, e perllogaritur me çmimin e tregut, kap vleren prej 5 milion Eurosh.