http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rifilluar punën, pasi pushimeve disa javore. I pari qe është dëgjuar ka qene prokurori i Apelit te Durrësit Bujar Hoti. Ky i fundit ishte vet i pranishëm ne seancën dëgjimore, i shoqëruar nga avokati i tij.
Edhe pse inspektorati i deklarimit e kontrollit te pasurive kishte paraqitur një raport sipas te cilit, Hoti e justifikonte pasurinë e burimin e te ardhurave, duket se pas hetimit te kryer nga komisioneret nuk rezultonte e njëjta gjë. Komisioni i Pavarura i Kualifikimit listoi një seri shkeljesh ne pasurinë e prokurorit, per te cilat nuk kishte paraqitur prova te mjaftueshme per burimin e te ardhurave.
Nje nder pikat me te diskutuara ishte nje sipërfaqe toke are prej 4000 metra katror ne zonën e Fllakes ne Durrës, per te cilën Hoti kishte argumentuar se atë e kishte përfituar ne baze te ligjit 7501. Sipas verifikimeve hetuesi nuk ka punuar asnjë dite ne një ndërmarrje bujqësore, por ka qene hetues ne Lushnje gjate viteve te komunizmit. Madje familja e tij ka jetuar ne qytetin e Durrësit dhe jo ne zonën ku ndodhet sipërfaqja e tokës.
Probleme janë gjetur dhe ne dy apartamente banimi dhe nje zyre noteriale ne pronësi te bashkëshortes se prokurorit. Ndërsa me flagrant është rasti i nje apartamenti ne zonën e plazhit për te cilin Hoti ka bere deklarime fiktive.
Nga ana tjetër prokurori i apelit u mundua te sqaronte pikëpyetjet e ngritura nga KPK duke nënvizuar se token ne zonën e Fllakes e ka përfituar pasi ai ka kryer nje stazh gjate viteve 1981-1982 ne ndërmarrjen bujqësore. Por duket se argumentet e nuk e kane bindur trupën gjykuese, e cila pritet qe ne date 10 shtator te shpalle vendimin përfundimtar