Tokë buzë detit, kontratë fiktive e apartament me kredi/Prokurori e Durrësit rrezikon shkarkimin

2018-09-06 1

TIRANË- Pas gati një muaj shkëputje ka rinisur procesi i Vetting-ut me prokurorin pranë Gjykatës së Apelit në Durrës, Bujar Hoti. Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici ka shqyrtuar dosjen e Hotit. Avokati përfaqësues i Hotit në këtë seancë ishte Julian Mërtiri. Vetë Hoti ndodhej në seancën dëgjimore, e cila po vazhdoi pa praninë e mediave.

Në këtë seancë pritet të bëhet shqyrtimi dhe prezantimi i rezultateve të hetimit ndaj Hotit. Hetimi i KPK-së është zhvilluar në tre shtylla, deklarimi pasuror, aftësitë profesionale dhe pastërtia e figurës.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raporton se KPK ka prezantuar rezultatet e hetimit për Hotin, ku sipas raportit në ILDKPI, Hoti ka bërë deklarim të saktë pasuror, dhe s?ka fshehur pasurinë.

Sipas raportit të ILDKPI-së, Hoti ka burime të ligjshme pasurore.

Pasuria e prokurorit të Durrësit, Bujar Hoti

KPK ka kryer një hetim të ndarë dhe të thelluar, ku është gjetur se prokurori Hoti, ka në pronësi një apartament banimi 157 m2, dhe shtesë 30 m2, në qytetin e Durrësit, me vlerë 4 milionë e 400 mijë lekë, i blerë me kredi. Sipas KPK-së, Hoti ka në pronësi një automjet tip Audi A4, blerë për 6500 euro.

Hoti ka në pronësi një tokë arë 4 mijë m2 në Spitall në Durrës, fituar nga ligji 7501, dhe një zyrë noteriale me sipërfaqë 41.3 m2 dhe një shtesë prej 19.6 metra katrorë. Bashkëshortja e Hotit ka patur të ardhura si notere nga viti 2003 deri në vitin 2016, në rreth 43 milionë lekë. Prokurori Hoti nga viti 2003 deri në vitin 2016 ka patur të deklaruara të ardhura në shifrën e 22 milionë lekëve. KPK deklaron se për njërin nga fëmijët e Hotit është paguar një tarifë për shkollimin në Universitetin e Oxfordit, në Angli.

Free Traffic Exchange