Ora News - Basha-Gjiknuri përplasje për rrugën Tiranë-Elbasan

2018-09-06 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Ministrisë i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri kanë replikuar në distancë mbi punimet në autostradën Tiranë ? Elbasan.

Basha akuzoi se krimi ka kapur qeverinë dhe ekonominë. Sipas tij, falë marrëveshjes kriminale Balla-Bego, janë zhdukur miliona euro dhe nuk përfundon rruga Tiranë-Elbasan.

Basha: "Nga Elbasani ti japim sot platformës dhe prioriteteve dhe të nisim menjëherë punën për shpërndarjen diskutimin dhe mobilizimin për ta kthyer këtë platformë ën një alternativë që do e parashtrojmë si rrugëdalje nga katastrofa që ka sjellë bashkëqeverisja e Ramës me krimin."

Në kundërpërgjigje nga seanca plenare ku po diskutohej akti normativ për ndryshimet në buxhetin e 2018, Gjiknuri tha se kjo rrugë është dështim i qeverisjes së djathtë.

Sipas Ministrit, rruga ka gëlltitur qindra milionë euro sepse nuk pati projekt dhe nuk u mendua mirë, shto edhe keqmenaxhimin që i është bërë dhe për të cilin tha Gjiknuri po heton prokuroria.

Gjiknuri: Pak më parë dëgjoja nga Elbasani ata që janë mbledhë atje si kukutë për të bërë atë parlamentin paralel që po preknin disa plagë që i kanë hapur vetë për rrugët. Merr guximin kryetari i opozitës dhe flet për rrugën Tiranë-Elbasan, duke na e shitur si dështimin tonë pa harruar që një rrugë e filluar pa projekt, e filluar me gjoja 160 milion euro e cila ka përfunduar mbi 400 milion euro pikërisht për atë që them: Nuk ka pasur projekt të plotë dhe nuk ka qenë menduar si duhet. Për të mos thënë keqmenaxhimi i vazhdueshëm që i është bërë asaj rruge dhe që fatmirësisht është duke u hetuar nga prokuroria.

Një përgjigje rezervoi edhe për akuzat se qeveria socialiste nuk ka investuar në infrastrukturë, duke deklaruar se rrugët nuk bëhen me letra dhe vija.

Gjiknuri: Ata që thonë që kanë bërë rrugë, rrugë ata vetëm filluan, bënë procedurat dhe tenderat, rrugët kryesisht u mbaruan nga kjo qeveri në 5 vitet e fundit dhe do të vazhdojnë të përfundojnë këto projekte infastrukturore në 3 vitet në vijim.Mjafton të kujtoj rrugën Rrogozhinë -Plepa, e hapur dhe e papaguar. Thonë që nuk kemi bërë rrugë të reja, kur u bë rruga Elbasan-Gramsh, Lushnje-Berat?

A përfundoi ndonjëherë rruga Durrës-Kukës? Asnjëherë nuk përfundoi. Sot po përfundon, segmenti nga Kukësi në Morinë, që është pjesa më e degraduar e rrugës, sot që flasim është duke punuar dhe do të përfundojë. Po punohet për urat, është bërë dhe tenderimi për pjesën e mbetur të rrufgës, është lidhur kontrata dhe ajo rrugë do të përfundojë. Kur përfundoi pjesa nga Thumana në Milot, këto ditë u hap, në gusht. Krijohet përceptim që po bëre procedurën e tenderit paska mbaruar rruga. Projekte dhe viza mund të bëjnë të gjithë problemi është a i kemi financimet e nevojshme për të përfunduar një vepër.

Në përfundim Gjiknuri tha se me ndryshimet në buxhet, sigurohet financimi i nevojshëm për përfundimin e të gjithë programit kombëtar të rrugëve që janë nisur.
Për më shumë lexoni në...

Free Traffic Exchange