Report TV - U arrestuan në Spanjë për drogë, sekuestrohen 5 milion euro pasuri të grupit kriminal

2018-09-06 1

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë sekuestruar 5 milionë euro pasuri e një grupi kriminal shqiptar, të cilët janë arrestuar në muajin prill 2018, me 1 ton kokainë në Spanjë.

Njoftimi i plotë:

Forca e Ligjit? në veprim sekuestrohen 5 mln euro asete të një grupi kriminal,
me aktivitet në fushën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike,
duke realizuar operacionin policor ?Vazhdimi?


Më datë 30 prill 2018, autoritetet policore spanjolle në bashkëpunim DEA dhe EUROPOL kanë arrestuar në flagrancë shtetasit shqiptarë:

? Arjan Ndoci, alias (Dritan Gradica, Ardjan Noka, Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni,) 41 vjeç, lindur dhe banues në Laç Kurbin;

? Julian Deblini (Bedlini), vjec 35, lindur dhe banues në Lezhë.

Ata akuzohen për veprën penale të ?Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike?, pas kapjes së një sasie prej 1.000 kg kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Kolumbia si dhe të një shume prej 1.550.000 Euro cash.

Këta 2 shtetas janë anëtarë të një grupi kriminal që zhvillonte prej kohësh trafik të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikes Latine në drejtim te Europës.

Menjëherë pas realizimit të këtij operacioni nga autoritetet e sipërpërmendura, Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacione paraprake për identifikimin e shtetasve dhe pjesëtarve të tjerë të këtij grupi kriminal si edhe aseteve te përfituara nga veprimtaria e paligjshme.

Pas kryerjes se veprimeve paraprake nga Departamenti i Policise Kriminale, materiali procedurial u referua nga Policia e Shtetit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për Krimet e Rënda Tiranë dhe u regjistrua procedimi penal nr.85, viti 2018, për veprat penale të ?Grupit të strukturuar kriminal?, ?Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike? dhe ?Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale?, në ngarkim të shtetasve Arjan Ndoci dhe Julian Deblini (Bedlini) .

Nga kryerja e veprimeve hetimore u ngritën dyshime të arsyeshme se këta shtetas, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal jashtë shtetit i kanë investuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, në llogari bankare, për vete dhe për familjarët e tyre dhe në disa raste duke i fshehur ato në emra të afërmve.

Konkretisht investimin e kane bërë në disa qytete të vëndit, e kryesisht në Tiranë.

Gjate kryerjes se veprimeve hetimore, jane zhvilluar disa takime te perbashketa operacionale me perfaqesues te Zyres Rajonale te DEA Athine, DEA Madrid, autoritete policore Spanjolle dhe EUROPOL, ne kuader te shkembimit ne kohe reale dhe identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete aktivitet kriminal.

Gjate gjithe kesaj periudhe, oficeret e Policise Kriminale të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, kane kryer veprime intensive proceduriale, duke perdorur metoda speciale te hetimit dhe pasije speciale per grumbullimin e provave materiale.

Free Traffic Exchange