Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 34-vjeçar është plagosur më armë zjarri në Shënkoll të Lezhës.
Martin Doda u qëllua me pistoletë nga dy persona që i kishin bërë pritë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13 e 30 minuta në vendin e quajtur " Ura e Prekanit", në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit ? Tale.
Burimet thanë se plumbat e kanë prekur në këmbë 34-vjeçarin i cili u dërgua mënjëherë në në spitalin e Lezhës nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jeten.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes bën me dije se janë identifikuar autorët e dyshuar të plagosjes.
Ata janë shtetasit me iniciale P.LL DHE Z.B që të dy banues në Tale. Ata janë shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tyre.
Dyshimet e policisë janë për ndonjë konflikt që mund të kenë pasur gjatë koheve të fundit i plagosuri me autorët, duke qenë se të dyja palet janë banues në të njejtin fshat.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/plagosja-ne-lezhe-autorit-i-kishin-bere-prite-34-vjecarit