http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Debatet qe kane përfshirë Bashkimin Europian për zbatimin e një ore vjetore do te prekin edhe vendin tone.
Por a do te ndjeke Shqipëria serish kohen e vendeve te Europes Qendrore, Gjermanisë, Francës, Italisë?
Nëse ne do te mbajmë orën vjetore atë te tetorit, koha dimërore nuk na ndryshon. Por ne vere dielli lind kur jemi ne gjumë dhe perëndon një ore me herët se tani.
Ndërsa nëse aplikojmë orën verore ne dimër, dielli na gjen ne pune dhe ne shkolla, ndërsa perëndimi ndodh një ore me vone.
Pronësorja e astrofizikës Mimoza Hafizi thotë se ka ardhur koha qe edhe vendi ynë te përfshihet nga ky debat. Disa nga variantet qe ajo propozon është aplikimi i orës verore gjithë vitin ose zbatimi i kohës se vendeve te lindjes.
Debati mes akademikeve sapo ka nisur.
Megjithatë akrepat e orës ne Shqipëri do te varen nga vendimi i Parlamentit Europian. Nëse shumica e evropianeve do te ikin një ore para apo një ore pas, qeverise shqiptare i duhet te vendose për orën e saj.