Report TV - Shkeljet në rrugë, Gjykata Administrative 'rrëzon' gjobat e Policisë Rrugore

2018-09-05 2

Në më pak se shtatë muaj 450 shoferë kanë fituar në Gjykatën Administrative të Tiranës të drejtën për të rimarrë patentën e hequr nga policia rrugore pasi janë kapur me shkelje. Report Tv ka mësuar se një ndërsa shkaqet që komisariati i Policisë Rrugore ka humbur gjyqet administrative përballë qytetarëve ka qenë pamundësia për të faktuar shkeljet si në rastet e shkeljes së semaforëve apo kundravajtieve kur ka munguar sinjalistika rrugore.

Por si kanë përfunduar këto ankime në gjykatë?
Pas gjovave që varjojnë nga 5000 deri në 15000 lekë qytetarëve u është hequr edhe leja e drejtimit si edhe pikët.Ata kanë ankimuar këto vendime pranë OASH, organit administrativ nga ku sërish kanë mbetur në fuqi masat ndëshkuese. Me vendimin e OASH ata janë paraqitur në gjykatë ku kanë kërkuar tërheqien e patentave dhe rikthimin e pikëve. Ndërkohë pas këtij fenomeni ku shoferët abuzues janë rikthyer sërish në rrugë por këtë herë me vendim gjykate Policia Rrugore i është drejtuar apelit administrativ ku ka kërkuar lënien në fuqi të shkeljeve të konstatuara.

Çdo ditë dhjetëra drejtues automjetesh penalizohen nga Policia Rrugore për shkeljet në rrugë. Por edhe këto masa ekzistuese, si heqje patente dhe gjoba nuk kanë ndikuar në uljen e aksidenteve me pasoja fatale dhe për më tepër shkeljet përsëriten. Rasti më flagrant është ai i dy ditëve më parë në autostradën Lushnje-Kavajë ku një automjet lëvizte në sens të kundërt. Ndaj tij është marrë masa e heqjes së patentës për dy vite dhe gjobë me 10 mijë lekë të reja.