Papërgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve" /> Papërgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve"/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Papërgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve nuk njeh limite. I tillë është edhe rasti i këtij 58-vjeçari nga Kavaja, i cili siç shihet dhe nga pamjet në video, po drejton një mjet ?Fiat? në sensin e kundert te autostrades Kavajë-Lushnje, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tij por edhe të dhjetera udhetareve te tjere.
Videoja është publikuar në faqen zyrtare të policisë në fb, që jo vetëm ka identifikuar autorin, shtetasi me iniciale A.M, por edhe i ka hequr për 2 vjet lejen e drejtimit, shoqëruar dhe me një gjobë 10 000 lekë.
Policia tha se e ka gjetur 58 vjecarin dhe i ka hequr patenten per dy vite plus gjobës prej 10 mije leke te reja.
Më poshtë njoftimi dhe pamjet e policisë
Qarkulloi me automjet në sens të kundërt në rrugën interurbane, kapet dhe ndëshkohet nga Policia Rrugore
Policia Rrugore ndëshkon 58 vjeçarin A. M., nga Kavaja i cili qarkullonte me automjet në rrugën interurbane Kavajë-Lushnje në sens të kundërt.
Pamjet flasin vetë, skanë nevojë për koment, papërgjegjshmëri që vret jetën.
Policia Rrugore e ndëshkoi drejtuesin e mjetit duke e dërguar në OASH, ( 2 vjet pezullim Leje Drejtimi dhe 10.000 lekë gjobë).
Policia e Shtetit falënderon median dhe qyetarët që të denoncojnë çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/cmenduri-ne-autostraden-kavaje-lushnje-shikoni-si-shoferi-udheton-ne-sens-te-kundert