Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për të marrë një shërbim në zyrat e administratës publike së pari duhet të disponosh informacionin e duhur mbi të drejtat që ke për të përfituar shërbimin ose afatet ligjore të marrjes së tij. Këto informacione do ti ofrojë karta e qytetarit për të cilën Zëvendëskryeministrja Senida Mesi zhvilloi një takim me të rinjtë.
Mesi: Karta e qytetarit nuk është asgjë tjetër, vetëm përshkruan në detaje të drejtën e informimit, të drejtën e ruajtjes së informacionit, të drejtën për të marrë shërbim në mënyrë transparente, të drejtën për të kërkuar ta kthejnë prapsht një aplikim të bërë, të drejtën e konsultës përpara se të bëjën një shërbim. Të pretendojnë infrastrukturën minimale që duhet të ofrohet ne sportelet, të ketë një kënd infromimi.
Zëvendëskryeministrja tha se përpos rritjes të numrit të shërbimeve për qytetarët po punohet paralelisht edhe për rritjen e cilësisë dhe transparencës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prezantohet-karta-e-qytetarit