www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Analisti Erion Kristo është ndër personazhet publikë që gjithnjë tërheq vëmendje me deklaratat e tij. Por sot i ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan, Kristo duket se paralajmëroi largimin e tij nga Shqipëria.
I pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari për ëndrrat e tij, reagimi i tij ishte i mënjëhershëm teksa u përgjigj se ka vetëm një.
?Të hipi fëmijët në avion dhe t?i çoj në botën e lirë me biletë një-drejtimshe?, tha analisti.
Gjatë emisionit ai po ashtu foli edhe për situatat e sikletshme që ka kaluar më fëmijët e tij.
?Momenti më i sikletshëm që kam kaluar në jetë? Kam kaluar qindra të tillë. Por një ndër ta ishte momenti kur më ra djali nga lisharësja. Ai ra nga ana tjetër dhe unë ngela, nuk shkoja dot atje, shikoja çfarë ndodhi. Ishte shumë e lartë ajo, por fatmirësisht nuk kishte ndodhur asgjë sepse fëmijët mbrohen nga engjëjt padiskutim.
Një tjetër moment ka qenë me djalin e madh. Po e përkëdhelja dhe kur i vura dorën mbi kokë dhe preka atë pjesën e butë dhe ngela. Çështë kjo thashë? Në atë moment më iku gjithë jeta nga trupi dhe u përballa me një situatë që nuk e kisha hasur ndonjëherë. I thashë gruas çfarë e ka këtë dhe ajo më tregoi se e kanë të gjithë fëmijët?, tregoi analisti.