Ora News - Demalia: Opozita të djegë mandatet, Europa po tallet!

2018-09-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për analistin Ilir Demalia opozita duhet të marrë vendim ekstrem, deri në djegie të mandateve. Në një lidhje me skype për Ora News, Demalia u shpreh opozita duhet t'i tregojë Europës se në Shqipëri gjendja nuk është normale. Ndërsa theksoi se Europa po tallet, pasi edhe personat e dërguar të saj janë të korruptuar.

Demalia: Bojkoti i opozitës është normal, po nuk e di ça do të realizojë ky bojkot. Mendoj që në këtë gjë jo normale dhe ekstrmisht të pashpresë nga rilindja, opozita duhet të marrë një veprim ekstrem. Veprim ekstrem nuk mendoj veprime dhune, jam kundër dhunës dhe sulmeve të institucioneve, por largimin e saj nga parlamenti, fundja fundit edhe djegien e mandateve që të japim edhe Europës, e cila për mendimin tim po tallet keq, sepse vetë njerëzit e dërguar të Europës janë të korruptuar me qeveritë, ndoshta dhe ndonjë ambasador. Mendoj që duhet të japin një pamje që në Shqipëri nuk është më një gjendje normale. Nuk është një gjendje normale dhe për këtë ka përgjegjësi edhe opozita, prandaj duhet të jetë e sinqertë dhe të vijë me alternativa.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/demalia-opozita-te-djege-mandatet-europa-po-tallet

Free Traffic Exchange